Maqedoni

Pakti Zaev-Tcipras për emrin, plasin sherri në dy anët e kufirit

               Publikuar në : 09:11 - 14/06/18 user

Nëse dy qeveritë, ajo e Zaev e Tsipras, i dhanë fund sagës mbi 20-vjeçare të emrit të Maqedonisë, duke zgjedhur “Republika e Maqedonisë së Veriut”, në terren gjërat janë krejt ndryshe. Afshet nacionaliste respektive janë shfaqur në dy kahjet, për të përcjellë mosdakortësinë me emrin e ri. Në Shkup, organizata maqedonase organizuan protesta, deri dhe me incidente pas përdorimit të molotovëve, nën thirrjet “Maqedonia, Maqedonia…”

Strasho Olumçev, një prej udhëheqësve të protestës si kreu i një organizate, tha vetëm populli maqedonas dhe askush tjetër nuk kanë të drejtë të vendosin për çështjet kombëtare.

Më herët ishte presidenti Ivanov Ivanov ai që kategorikisht e refuzoi që të pranojë emrin e ri, nën përbetimin se nuk do e firmosë atë

Po kështe dhe nga pala tjetër. “Komiteti për Luftë kundër emrit grek të Maqedonisë”, kanë bërë thirrje për protesta anembanë Greqisë, siç tha për “mbrojtjen e emrit Maqedoni”. Duke qenë se këto ditë pritet që marrëveshja mes Shkupit e Athinës të nënshkruhet në Prespë, është bërë thirrje pikërisht për t’ja mësyrë atje.

 “Ne theksojmë se do të jemi atje, dhjetëra mijëra që të mos lejojmë që marrëveshja të nënshkruhet”, u tha nga “Komiteti për luftë kundër emrit grek të Maqedonisë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu