Kronikë

Paditet kryeprokurorja Arta Marku

               Publikuar në : 13:58 - 11/10/18 marsela

Prokurorja e Krimeve të Rënda, Sonila Muhametaj, mësohet se ka paditur kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku. Sonila Muhametaj ka depozituar padinë në Gjykatën Administrative. Ajo kërkon shfuqizim të urdhërit të Markut, me anë të të ciilit e transferoi nga Krimet e Rënda, në Prokurorinë e Pukës.

Prokurorja Muhametaj kërkon shfuqizimin e vendimit të Markut. Sipas padisë, është shkelur ligji për statusin e prokurorëve, dhe se prokurorja e përgjithshme e përkohshme ka tejkaluar kompetencat.

Burimet nga “Top Channel” shtojnë se padia në fjalë, do të shqyrtohet nga gjyqtarja administrative, Elda Vrioni.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu