Pa “të bukurat”, Formula 1 humbet shkëlqimin e startit - Tirana Today

Pa “të bukurat”, Formula 1 humbet shkëlqimin e startit

Formula 1 do ta nisë Botërorin e radhës me një ndryshim të madh. Garave të shpejtësisë do t’iu mungojë bukuria e startit. Vendimi është marrë dhe tani makinat njëvendëshe nuk do të shoqërohen nga vajzat bukuroshe me çadra që zbrisnin në pistë para nisjes së garës.

Nën drejtimin e pronarëve të rinj të “Liberty Media”, Formula 1 ndryshon edhe një zakon të vjetër, sipas të cilit koha që kalohej nga skuadrat dhe pilotët në vijën e rreshtimit përpara një gare shfrytëzohej si një moment festimi, rast në të cilin të ftuarit artistë i bashkoheshin spektaklit të botës së automobilizmit, për promovuesit apo partnerët e eventit, për të treguar vendet apo produktet e tyre.

Sean Bratches, drejtori menaxherial i operacioneve tregtare në F1 shpjegon në këtë mënyrën vendimmarrjen. “Vitin e fundit ekzaminuam një seri sektorësh që i konsideronim të nevojshme për t’u përmirësuar, për të qenë më në sintoni me vizionin tonë për këtë sport”, tha ai. “Praktika e shfrytëzimit të femrave në vijën e nisjes ishte një lloj “fortese” për dekada, por e vlerësuam jo në sintoni me vlerat e markës sonë dhe në kontrast të thellë me normat e shoqërisë moderne”.



Kategori
Formula 1SportTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu