Pa fat ylli serb, operohet dhe nuk ka datë rikthimi - Tirana Today

Pa fat ylli serb, operohet dhe nuk ka datë rikthimi

Ish-numri 1 i botës së tenisit, Novak Djokovic do të ketë edhe një shkëputje të gjatë larg fushave të tenisit. Serbi ka pasur probleme në bërrylin e djathtë dhe ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale e cila e detyroi të qëndronte larg fushave për 5 muaj. U kthye në Slemin e parë të viti, në Australian Open, forma e tij dukej mjaft e mirë pasi eliminoi tre kundërshtarë. Por u mposht nga 21-vjecari koreano-jugor Hyeon Chung, që renditej në pozicionin e 58 në klasifikimin botëror.

Tenisti serb pasi mbylli garën ndjeu sërish të njëjtin shqetësim në bërryl dhe vendosi që të kryente një ndërhyrje tjetër për tu rikuperuar plotësisht. Novak pranoi se nuk ishte aspak e lehtë për të për të vendosur, por sidoqoftë tenisti serb shpjegoi se pavarësisht shkëputjes së gjatë dhe shpresës së tij për t’u rikthyer plotësisht i shëruar, vazhdonte të ndjente dhimbje në bërrylin e djathtë.



Djokovic shtoi se i kishin munguar vërtet shumë ndeshjet, prandaj edhe provoi për të luajtur në Australian Open, gjithsesi në fund numri 13 i renditjes aktuale ATP pranoi se tani ndihet mirë dhe do të bëj çmos për t’u riaftësuar plotësisht, në mënyrë që të kthehet për të qenë kompetitiv njësoj si më parë, sidoqoftë vlen të theksohet fakti se si Nole ashtu edhe stafi i tij nuk dhanë një afat të saktë në lidhje me kohën e rikthimit në fushat e lojës.




Kategori
SportTë GjithaTenis
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu