Foto Galeri

“Oh, djali im!” Babai i Luka Modriç prek gjithë botën me fjalët e tij

               Publikuar në : 10:33 - 04/12/18 user

Luka Modric u shpall mbrëmjen e djeshme futbollisti më i mirë në planet.

Mesfushori kroat arriti të mposhtte Cristiano Ronaldon dhe Antoine Griezmaninn, që ishin gjithashtu finalistë për “Topin e Artë”.

Futbollisti i Realit ka zhvilluar një vit fantastik dhe ia ka dalë të rrëmbejë trofeun më të madh individual.

Ndërkaq, babai i tij, Stipe Modric është emocionuar tej mase, kur ka parë që djali i tij ka fituar trofeun e madh, madje nuk ka mundur t’i mbajë lotët.

Në reagimin e tij ai tha se:

Oh, djali im! Unë jam babai më i lumtur dhe më krenar në botë.  Ti je gjeniu im. Unë nuk mund të gjej fjalë. Jam shume i lumtur.”

Kthehu