Futboll

Nuk ka ‘paqe’ mes Xhakës dhe Manajt, ja çfarë bën sulmuesi(Video)

               Publikuar në : 18:28 - 12/10/18 Enno

Atmosfera në kombëtare duket mjaft e mirë në prag të një ndeshje mjaft të rëndësishme si ajo me Izraelin. Protagonistë janë sërish Rey Manaj dhe Taulant Xhaka, të cilët kanë një miqësi mjaft të mirë së bashku. Edhe pse të dy lojtarët i bashkon vetëm Kombëtarja, pasi gjithmonë kanë luajtur në kampionate të ndryshme, sa herë janë në grumbullim, ata nuk e lënë rastin pa e treguar këtë miqësi të fortë.

Në grumbullimin e muajit shtator, ishte mesfushori, i cili në një video të postuar në Instagram, e quante sulmuesin e Albasetes “putana”, ndërkohë që ky i fundit, i kthehet me shaka, duke i drejtuar gishtin e mesit.

Por, mbrëmjen e djeshme teksa të gjithë pjesëtarët e Kombëtares ishin duke darkuar, dhe ndërkohë po shihnin edhe ndeshjet që zhvilloheshin për Ligën e Kombeve, të dy lojtarët kanë përsëritur episodin, edhe pse një muaj më pas.

Këtë herë, ishte Manaj ai që në një farë mënyrë “mori hak”, dhe teksa po filmonte Xhakën, e thërret me shaka “putana”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu