Politikë

“Nuk do ta mbyll gojën, s’pranoj tallje”, Braçe i përvishet keq Armand Dukës

               Publikuar në : 12:04 - 11/10/18 user

Tema e ligjshmërisë fiskale të FSHF-së ka shkuar deri në Parlament. Ministri i financave Arben Ahmetaj është thirrur në interperlancë nga socialisti Erjon Braçe.

Ky i fundit i ka kërkuar ministrit Ahmetaj llogari mbi ligjshmërinë fiskale të FSHF-së. Kjo kërkesë vjen lidhur me deklarimet që ka kjo organizatë jofitimprurëse.

Braçes më parë është përplasur në distancë me  presidentin e Federatës, Armand Duka.

Deputeti i PS-së shpesh akuzon Dukën për përfshirje në shitje ndeshjesh.  Ai e akuzon për të ardhurat e tij shumë të larta, që sipas Braçes bien në ndesh me të ardhurat që federata deklaron në tatime.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë që të mos kem vlerësuar përpjekjen e qeverisë në luftën kundër evazionit fiskal. Por në asnjë rast do ta mbyll gojën para individëve e institucioneve që kanë fituar imunitet fiskal. Qofshin nderi apo llumi i kombit, sepse para ligjit të gjithë janë të barabartë. E them këtë se nuk pyeta sa paguajnë klubet e ekipet e futbollit. Unë pyeta prej muajit shkurt sa është tatimi mbi të ardhurat personale që paguhet nga FSHF. Pyeta  dhe sa është 10% që i takon buxhetit të shtetit, këto ishin dy pyetjet e mia që nuk mora përgjigje. Kërkesa ime është kushtetuese. E keni arkëtuar 10% apo jo, kjo është pyetja ime, dhe nuk e pranoj dot talljen”, tha Braçe.

Ministri Ahmetaj ka reaguar duke pranuar problemet që klubet kanë në tatime ndërsa ka bërë të ditura të ardhurat e deklaruara nga federata, të cilat shpesh herë ishin më të pakta se shpenzimet e kryera.

Ai kërkoi të dhëna mbi fondet e dhëna nga shteti për FSHF-në, si dhe të drejtat e imazhit, që sipas tij është vendi ku janë fshehur të ardhura, por u acarua sepse nuk mori një përgjigje.

Kujtojmë se Deputeti i PS-së më parë kishte shkruar për Dukën:

Une e shaj Ate nga minuta e pare ne te fundit, përfshire dhe shtesat!!

Rasti i fundit kur e bëra kete, ishte tamam dita kur e pashe me ortakun e tij te biznesit, tregtise, politikes gjithashtu.

Ate bjondin qe eshte faqe me faqe ne raportin e UEFA­s per fiksimin e rezultateve sportive ne Champions dhe Europa League, ne rreshtin “e rëndesishem” te stadiumit te Elbasanit.”

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu