Të Gjitha

S’do ta besoni/Ja pse nuk duhet ta karikoni asnjëherë celularin nëpër lokale

               Publikuar në : 09:44 - 06/12/18 marsela

Na ndodh shpesh që të udhëtojmë me një karikues me vete, pasi celulari ka dhënë sinjalet se do të mbyllet. Disa e kalojnë me sportivitet, e mund të presin me orë të tëra, e shumë të tjerë gjejnë lokalin më të afërt për ta vënë karikuesin në përdorim. Duket si një mision i pamundur me celularin. Por nëse mendojmë se kjo zgjidhje është shpëtimi ynë, pas fshihen një sërë problemesh.

Në një deklaratë për CNN, Drew Paik, themelues i firmës “Authentic 8″, u shpreh se hakerat arrijnë të kenë akses lehtësisht në prizat e karikimit dhe “wi-fi” me anë të një teknike të quajtur “Juice Jacking”.

USB-ja që lidh telefonin me karikuesin është e projektuar për të transmetuar të dhëna personale. Kjo do të thotë se fotot tuaja, mesazhet, e-mailet dhe çdo gjë tjetër mund të përdoret nga dikush tjetër. E vetmja gjë që mund të bëni në rastet kur telefoni juaj mbetet pa karikim, është ta karikoni atë në shtëpi, zyrë apo në një vend tjetër më të sigurt.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu