Blog

Nuk dihet se në cilën epokë na është prishur fara si popull

               Publikuar në : 13:50 - 24/09/18 Bardhi

Nga Mentor Kikia/Me pesë rreshta mund ta përmbledhësh mentalitetin, kulturën, ligjin, shtetin… në Shqipërinë tonë. Një burrë i bllokon rrugën shtëpisë së vëllait, duke e mbjellë me ullinj. Kunata ankohet, e padit dhe INUK vjen i shkul ullinjtë. Policia ndalon burrin që kundërshtoi me forcë dhe kërcënoi inspektorët.

Pas një nate, policia e liron dhe burri me të vajtur në shtëpi, thërret djemtë për ndihmë dhe i thyen gjysmat e kockave kunatës, gruas së vëllait…

Çfarë ndodh nëpër fshatra…

Fqinjët janë të gjithë në hasmëri sepse, burra si ky soji, i lënë tokat pa punuar, por fiqtë dhe ullinjtë i mbjellin mu në vijën e kufirit, që degët të hapen nga toka e komshiut.

Burra si ky, e kullosin lopën dhe pulat në tokën e fqinjit. Burra si ky, kur punojnë tokët e tyre, gurët që pastrojnë i hedhin nga toka e fqinjit.

Nuk ka shtet në botë ç’ti bëjë këtij soji o njerëz. Është fara e prishur, nuk dihet në cilën epokë!

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu