Kultura

Notis Sfakianakis ‘ul kokën’ në Tiranë: Këtu jemi në Iliri, i dua shumë shqiptarët

               Publikuar në : 18:12 - 22/05/18 lm

Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis ka mbërritur në Tiranë. Ai do të interpretojë këngët e tij më të mira në një shfaqje në Pallatin e Kongreseve.

Në rrjetet sociale por edhe në mediat shqiptare ka patur komente së fundmi sa i përket disa deklarata që Notis Sfakianakis ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët ku i konsideroni si racë inferiore.

Këngëtari grek i ka hedhur poshtë këto akuza duke deklaruar se nuk i ka thënë kurrë këto fjalë.

Mediat më kanë manipuluar. Dhe diçka tjetër, fakti që këtu jemi në Iliri kjo i thotë të gjitha”, deklaron Sfakianakis.

Kujtojmë se Notis vjen për herë të parë në Shqipëri dhe ka edhe një mesazh në gjuhën shqipe për të gjithë shqiptarët.

 “Ju dua shumë, ju pres në Pallatin e Kongreseve!”, tha ai në shqip.

Këngëtari grek në Tiranë/Shpërthejnë artistët: Monstër, është antishqiptar!

Video/Ofendime dhe vrer për shqiptarët, ja ç’thotë këngëtari që do vijë në Tiranë

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu