Kryesore

NOKIA/Historia e pabesueshme, si e shpëtuan punëtorët nga falimenti (video)

               Publikuar në : 19:41 - 09/10/18 lm

Kur u shkatërrua biznesi i celularit të Nokia-s, shumë menduan se iu dha fund qytetit finlandez të Oulus, ku Nokia kishte punët kryesorë. Por vendasit nuk ishin të përgatitur që të linin qytetin e tyre, shkruan BBC.

Ajo ishte një kohë e tmerrshme. Njerëzit ishin të mërzitur dhe të turpëruar. Rreth 4300 persona humbën punën e tyre. Para vitit 2000, Nokia kishte e vetme 40% të tregut të kompanive celulare.

Brenda 10 vitesh biznesi i celularëve Nokia pësoi një kolaps. Kjo gjë e goditi dhe e përkeqësoj shumë ekonominë në qytetin e vogël finlandez, aty ku Nokia kishte punëtorët kryesor.

“Kjo rënie solli një farë pasigurie. Çfarë do të ndodhte? Si do të mbijetonim ne?” deklaroi Peteri Lahtela, një shofer kamioni i firmës.

Atmosfera në qytet ishte shumë serioze për shkak të gjendjes së kompanisë Nokia.

Por pastaj shumë shpejt u kuptua se ky ishte starti i diçkaje të re, fillimi të ri. Qyteti multi-artistik ishte në majën e ‘shpërthimit’ dhe zhvillimit teknologjik. Por në hapësirën globale kishte një mungesë të talenteve në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit. Po papritur i shfaq një qytet në të cilin gjendeshin 4000 persona kompetent në fushën e teknologjisë së informacionit“, deklaroi Arto Pussinen, biznesmen në Finlandë.

Personat që merreshin me zhvillimin e telefonave celularë pas kolapsit të Nokias, njohuritë e tyre menduan që t’i përdornin për krijimin e produkteve si bizhuteri teknologjike, pajisje mjekësore dhe në industrinë automobilistike.

Vendasit vendosën të punonin në gjithçka teknologjike në mënyrë që qyteti i tyre të mos binte në kolaps ekonomik.

Pjesa me e rëndësishme është ajo që bënë njerëzit për veten e tyre. Ata ishin aktivë. Ata filluan t’i telefononi kontakteve të tyre në të gjithë botën dhe tu tregonin atyre për punën e tyre.

Përshëndetje, tani në jemi një ekip i vlefshëm, perse ju nuk vini të na vizitoni në  Oulu. Gjithashtu universiteti hapi qendra sipërmarrëse teknologjike.

Një promovim për njerëzit e punës dhe gjithashtu krijimi i qendrave të sipërmarrjes dhe takime për njerëzit ku mund të gjejnë dhe shkëmbejnë njohuritë me njëri-tjetrin.

Qyteti finlandez i Oulu filloj të merrte fitime publike dhe private nga investimet e ndryshme, e gjitha kjo ishte një suport i madh për Nokian.

Është e rëndësishme për ne, që punëtorët tanë gjetën mundësi të reja për kompaninë tonë” deklaroi Erja Sankari nga Nokia.

Kështu një program i quajtur “Ura” ishte një hapi mirë për të krijuar një biznes të ri. Ishte një program shumë i suksesshëm. Për shembull në zonën e Oulu u krijuan rreth 300 deri 400 biznese dhe sipërmarrje të reja.

Tani Oulu është një qender globale e teknologjisë së informacionit, me tre rrjete interneti 5G, fakt që provon zhvillimin teknologjik.

Nokia është sërish një kompani serioze në rrjetin e shpërndarjes së internetit. Në terma me të thejshtëzuara, kolapsi që i ra biznesit të Nokias në qytetin Oulu ishte në të vërtet një gjë e mirë.

Tani teknologjia e informacionit dhe komunikimit është shumë me e zhvilluar dhe e diversifikuar. Ka kompani që punojnë në industrinë e makinave, atë të pajisjeve shëndetësore dhe shumë sektor të tjerë.

“Noksia sot është shumë më e fuqishme në një farë mënyre. Në finlandisht ne kemi një fjalë që quhet sisu, që do te thotë se ti kurrë nuk duhet të dorëzohesh. Ajo do të thotë këmbëngulje. Ti vetëm provoje dhe ec përpara duke pritur nga e ardhmja,” deklaroi Arto Pussinen, biznesmen në Finlandë TIRANA TODAY

Kthehu