Kuriozitete

Noizy dhe Stresi në librat shkollorë, reperët publikojnë fotot

               Publikuar në : 12:52 - 12/10/18 S.N

Reperi Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, ka publikuar një foto interesante. Një ditë më parë ai hodhi në Instastory një foto, ku përmendej në lirat shkollorë si reperi më i njohur për të rinjtë shqiptarë.

Sot, është reperi Stresi ai që ka publikuar një foto të ngjashme. Emri artistik i Arkimed Lushajt përmendet po ashtu në një libër shkollor. Kjo ka bërë që Stresi të ndihet krenar e ta postojë foton në Instagram.

“I tregojnë tregime nxënësve, ndër ta personazh Stresi. I lumtur”, shkruan reperi.

Nuk dihet se nga cili libër shkollor janë shkëputur këto pjesë që përmenden dy reperët e njohur.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu