Kuriozitete

Njihuni me mafiozen e Kamorrës, dhe çfarë fshihte lidhja e saj me Maradonën (Video)

               Publikuar në : 13:08 - 08/09/18 Bardhi

Organizatat famëkeqe mafioze në Itali, drejtohen zakonisht nga burrat. Por dekadat e fundit, pas arrestimit apo vrasjes së burrave, drejtimin e klanit mafioz e marrin gratë.

Erminia Giuliano, me nofkën Celeste, për shkak të syve të saj blu, drejtoi Kamorrën napolitane për disa kohë, pas arresimit të bashkëshortit të saj Luigi Guiliano.

Ajo renditej mes 30 kriminelëve më të rrezikshëm të Italisë, ndërsa ra më në fund në pranga më 23 dhjetor 2000, pas një arratie disamujore.

Specialiteti i saj brenda klanit mafioz, ishte falsifikimi i parave. Guiliano mendohet se ka ekzekutuar një “kumbar” të një klani rival në vitin 1997.

Ajo kishte një miqësi të ngushtë me yllin argjentinas të futbollit, Diego Armando Maradona, kur ai luante për Napolin.

Interesat e klanit Giuliano, përfshinin trafikun e drogës, dhe bastet ilegale në ndeshjet e futbollit. Carmine, një nga vëllezërit e Erminias, tha më vonë tha se Maradona do të bënte gjithçka për të pasur mundësi të konsumonte kokainë, edhe nëse Napoli e humbte kampionatin italian. Erminia Giuliano vdiq në burg në vitin 2014, në moshën 61-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Përgatiti Tirana Today

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu