Kultura

Njihuni me Deborah Xhako, shqiptarja që po magjeps “The voice of Italy 2018” (Video)

               Publikuar në : 09:07 - 01/05/18 Bardhi

Është vetëm 20 vjeçe, por talenti i saj për muzikën e ka shndërruar në një yll të vërtetë në shtetin fqinj, Italinë. Deborah ka arritur të thyejë çdo parashikim në show më të ndjekur, “The voice of Italy”. Falë zërit të saj brilant, Deborah e cila është krahasuar si “Dua Lipa italiane”, sot është në gjysëm finale. Sondazhet në Itali flasin për një avantazh të Deboras në krahasim me konkurrentët e tjerë, duke e kualifikuar si një nga pretendetet kryesore për të fituar këtë kompeticion muzikor.

Nëse do të ndodh kjo, atëherë Deborah Xhako bëhet shqiptarja e dytë që fiton “The Voice of Italy”, pas Elhaida Danit. Konkurrentja shqiptare, pjesë e skuadrës së J-Ax ka nevojë për mbështetjen e të gjithë bashkëkombasve tanë në Itali, jo vetëm se është shqiptare por sepse ajo është një zë magjepës.

Me thjeshtësi, saktësi dhe energji Deborah pushtoi skenën duke bërë krenar trainerin e saj, këngëtarin Alessandro Aleotti i njohur si JAx. “Bravo, e madhe…Jam krenare për ty”, i tha ai në një nga netët e provës.

Mes sakrificave dhe vështirësive, Deborah iu përkushtua muzikës, si një pasion i hershëm i saj. Në intervistat e dhëna për mediat italiane, vajza 20-vjeçare thotë se ka një mbështetje të madhe nga i ati, për të vazhduar në rrugën e muzikës.

Edhe pse në hapat e para të karrierës, Deborah u premton prindërve që do tua çdo sakrificë që kanë bërë për të, duke hequr dorë nga shumë gjëra.

Urojmë që Deborah Xhako të shkëlqej në “The voice of Italy 2018”, duke bërë krenarë jo vetëm prindërit, por të gjithë shqiptarët.
/TPZ.AL/

Më poshtë ndiqni disa nga superperfomancat e Deborah Xhako:


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu