Ekonomi

“Një vit burg do quhet dy vite punë”, ish të burgosurit marrin lajmin e shumëpritur

               Publikuar në : 11:18 - 12/02/18 user
Ish të burgosurve politikë, do t’u njihen si vite pune, vitet që kanë kaluar në burg. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga vetë ministri i Financave Arben Ahmetaj, në bashkëbisedimin me një grup të përndjekurish politikë që kanë punuar në minierë.

 Tashmë do të ketë njohje automatike të viteve të burgut me vite pune në raportin një me dy, duke thjeshtëzuar edhe procedurën e dokumenteve.

“Arsyeja e vonesave në bazë të ligjit 7514 për pafajësinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve politikë nga regjimi komunist, ju kërkon të merrni një dokument në ministrinë e Drejtësisë dhe të Brendshme në një komision që duhej të ishte ngritur në një nga këto institucione. Pasi kryeministri e gjykoi gjithë procedurën e konsideroi procedurën si të lodhshme për ju dhe kërkoi që drejt për së drejti të thjeshtëzohet. Do të thotë që vitet e burgut që ju fatkeqësisht keni bërë, minatorët  drejt për së drejt, si dy vite punë në bazë të ligjit, por që ju të mos jeni të detyruar më të merrni atë letër, po t’u njihet automatikisht. Nga ky ndryshim, hiqet detyrimi i vërtetimit nga ana juaj. Pra njihet automatikisht dy vite punë për 1 vit burg. Pra, e thënë shkurt, pas ankesës tuaj jemi vënë në lëvizje”, tha zoti Ahmetaj.

Sipas ministrit janë 264 vetë që përfitojnë nga ndryshimi i këtij ligjit. Ahmetaj bisedoi me një grup ish të përndjekurish në Platformën e Bashkëqeverisjes me Njerëzit.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu