Ekonomi

Nis mbyllja e pikave të bastit, pronarët shesin televizorët

               Publikuar në : 17:25 - 05/12/18 S.N

Pronarët e pikave të basteve kanë nisur tashmë shitjen e dekoderave të televizorëve, apo mbylljen totale të biznesit, duke e kthyer në një biznes tjetër.

Kjo pasi në më pak se një muaj, pra më 1 janar, hyn në fuqi ligji për mbylljen e pikave të basteve. Pjesa që preket më shumë janë të punësuarit në këtë biznes, të cilët do të mbesin tashmë pa punë.

Dekoderat e televizorëve po shiten nga 5 mijë lekë të reja deri në 20 mijë të reja, në varësi të madhësisë së tyre.

Pronarët e pikave të basteve duhet të mbyllin numrin e NIPT-it pranë QKR-së deri më 1 janar.

Kthehu