Kronikë

Ngjarja në Mat, shënohet viktima e dytë. Kapet autori

               Publikuar në : 16:55 - 11/10/18 S.N

Ka ndërruar jetë një nga të plagosurit e ngjarjes së fshatit Shëlli në Mat.

Erzen Alija nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Sipas policisë, Alija ka humbur jetën gjatë transportit për në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në Mat.

Shtetasi Kujtim Koxha, është konfliktuar më parë me disa punonjës të Bashkisë. Pas konfliktit, ai është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, në një lokal.

Nga të shtënat mbeti i vdekur në vend njëri pre punonjësve, shtetasi M.H, ndërsa tre të tjerët u plagosën, por Erzen Alija ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Traumës.

Mësohet se shtetasi tjetër, B. Buçi, i cili është transportuar për në Tiranë, është në gjendje të rëndë. I plagosuri tjetër, Astri Hani, po mbahet  në spitalin e Burrelit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Kthehu