Kronikë

Ngjarja në Mat kthehet në masakër, shënohet viktima e tretë

               Publikuar në : 17:39 - 11/10/18 S.N

Punonjësi i tretë i Bashkisë Mat, që u plagos sot në Shëlli, ka ndërruar jetë. Kështu, ka shkuar në 3 numri i viktimave nga ngjarja e sotme që ndodhi në mesditë.

Shtetasi Kujtim Koxha, është konfliktuar më parë me disa punonjës të Bashkisë. Pas konfliktit, ai është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre, në një lokal.

Nga të shtënat mbeti i vdekur në vend njëri pre punonjësve, shtetasi M.H, ndërsa tre të tjerët u plagosën, por Erzen Alija ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Traumës.

Mësohet se shtetasi B. Buçi, i cili u transportua për në Tiranë, ndërroi jetë para pak minutash. I plagosuri tjetër, Astri Hani, po mbahet  në spitalin e Burrelit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Kthehu