Maqedoni

Ngërçi me Greqinë/Turqia krah Maqedonisë: Kujdes me imponimet

               Publikuar në : 16:17 - 12/02/18 Nijazi Mema

Bisedimet mes Greqisë dhe Maqedonisë  po zhvillohen me ritme të shpejta,  ndërsa nga palët ka patur edhe marrëveshje konkrete. Diskutimi në lidhje me emrin është pika më e nxehtë, por kjo shikohet si një qasje, e cila duhet të zgjidhet jo me imponime të vazhdueshme, por palët duhet të zgjidhin çështjen miqësisht-shkruan Tirana Today.

Gjatë qëndrimit në Turqi, Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka zhvilluar takime me personalitet të larta të politikës turke. Ndërsa përpjekjet e Greqisë për të imponuar emrin Maqedonisë, nuk shikohet me sy të mirë nga kryeministri turk.

Ai thotë se është e gabuar që Greqia të diktojë se çfarë duhet të jetë emri zyrtar i Maqedonisë, por shton se ai shpreson që dy vendet fqinje mund të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre “miqësisht”-shkruan Tirana Today.

Duke folur në një konferencë të përbashkët me kryeministrin, Zoran Zaev të hënën,kryeministri i Turqisë,  Binali Yildirim tha se “është e gabuar që një vend tjetër të përcaktojë emrin e një vendi fqinj me imponim”

“Maqedonia dhe Greqia kanë qenë në mosmarrëveshje për një çerek shekulli mbi emrin “Maqedoni”, por kanë premtuar të zgjidhin mosmarrëveshjen deri në verë të këtij viti. Greqia thotë se emri i vendit nënkupton pretendime mbi krahinën e vet të Maqedonisë dhe dëshiron që ajo të ndryshojë”-shkruan Ekathimerini.

Grindjet dhe keqkuptimet mes vendeve, kanë krijuar një situatë penguese për Maqedoninë në rrugën e saj euroatlantike. Zaev tha se zgjidhja më e mirë ishte ajo që do të hapte rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. TIRANA TODAY

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu