Kryesore

Nga vullkan në cunami, mali Etna në Siçili do shkatërrojë gjithë rajonin

               Publikuar në : 14:06 - 12/10/18 user

Shkëputja e një prej shpateve të Malit Etna në Siçili mund “të çojë në një cunami me efekte shkatërruese për të gjithë Mesdheun”.

Ky është një paralajmërim i bërë nga shkencëtarët kohët e fundit.  Në saj të pajisjeve monitoruese, ata kanë zbuluan se ana juglindore e vullkanit ka rrëshqitur. Sipas tyre në vetëm 8 ditë, ajo ka rrëshqitur  rreth 4 centimetra nën ujë.

Rezultatet e gjetjeve të tyre janë publikuar të enjten në revistën Science Advanced. Ekspertët konfirmuan se e gjithë “ana juglindore e Malit Etna është në lëvizje”.

“Nuk mund të përjashtohet shembja katastrofike e gjithë kësaj ane, ose një pjesë të mëdha të saj. Kjo mund të shkaktojnë një cunami me efekte ekstreme në Rajon”, thanë ekspertët.

Duke qenë një prej vullkaneve më aktivë në Evropë, Mali Etna monitorohet në mënyrë intensive nga shkencëtarët dhe autoritetet italiane.

Zbulimi i ri nuk mund të ndihmojnë shkencëtarët për të përcaktuar, kur një fenomen i tillë katastrofik do të ndodhte.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu