Futboll

Nga superpritja e Alisson tek goli i Shaqirit, mediat angleze i bëjnë jehonë (Video)

               Publikuar në : 18:55 - 06/12/18 Enno

Liverpool arriti të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në transfertën e Burnley me rezultatin 1-3. Një fitore e merituar e cila e mban në krye të tabelës së klasifikimit me vetëm 2 pikë më pak se Manchester City.

Në këtë ndeshje shënoi gol edhe mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri i cili ka shënuar një gol të veçantë. Mediat angleze vënë theksin në kohëzgjatjen e aksionit që solli këtë gol.

Vetëm 10 sekonda u deshën që topi të shkonte nga porta e Liverpoolit te ajo e Burnley nëpërmjet katër prekjeve me Shaqirin që në fund e dërgon në rrjetë. Fillimisht ishte Alisson që bën një superpritje në trekëndësh dhe më pas nis aksionin duke pasur për Sturridge, e më pas topi kalon tek Salah, ky i fundit asiston për Shaqirin i cili e dërgon në rrjetë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu