Kronikë

Nëna humb trinjakët, spitali nuk kishte gjinekolog

               Publikuar në : 14:28 - 07/12/18 marsela

Një grua shtatzënë ka humbur në spitalin rajonal trinjakët, pasi gjatë operacionit të lindjes nuk ka asistuar asnjë mjek gjinekolog. Ngjarja e rëndë është shënuar në Bulqizë.

E.Rexhepi kishte ardhur nga fshatrat e Bulqizës, e transportuar me kalë, pasi kishte shfaqur komplikacione, por në operacion ka asistuar vetëm infermierja. Gruaja kishte udhëtuar një orë me kalë nga fshati Ostren drejt spitalit të Bulqizës, pasi problemet i ishin shfaqur duke kryer punë në bujqësi.

Burimet bëjnë me dije se spitali prej kohësh kishte mungesë mjekësh specialistë, e konkretisht gjinekologë. Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu