Kryesore

“Në Shqipëri nuk po bëhet nami”/ Shkullaku ia kthen zv/ministres: Po të shkepi Rilindja, nuk dënohesh!

               Publikuar në : 08:59 - 12/10/18 marsela

Situata kriminale në vend, është kthyer në një nga temat më të diskutuara. Zëvendës ministrja e Brendshme, Romina Kuko, ka patur një përplasje me gazetarin Armand Shkullaku. Ky i fundit ia ka kthyer me një gjuhë të ashpër.

Për zv/ministren, si vrasja në ish-Bllok, tragjedia në Selenicë, apo rasti Xhisiela, nuk janë raste përfaqësuese të sigurisë publike. Kjo deklaratë e ka revoltuar gazetarin, i cili i është kthyer keq.

Gazetari shkon më tej duke u shprehur se vetëm kur të shkep Rilindja, nuk dënohesh në këtë vend. Por Kuko është e mendimit se në vendin tonë nuk po bëhet nami.

“Në Shqipëri nuk po bëhet nami, siç po përpiqeni që të thoni ju”, është shprehur Kuko.

Zv/ministrja tha në studion e emisionit “Opinion”, se ky nuk është rasti, pasi vrasje ndodhin përditë.

Blendi Fevziu: Sigurisht që ka vrasje. Por një person në kërkim me pistoletë në brez, ndalon makinën në rreshtin e dytë në mes të zonës së ish-Bllokut. E lë të ndezur dhe futet në lokal të bëjë sherr. Pikërisht aty ku rrinë dy patrulla të Policisë Rrugore, dhe ku janë 10 roje të Gardës. Por askush nuk ka reaguar.

Sipas saj, në vend ka një mbjellje paniku, sikur kriminaliteti është në nivel të ’97-ës. Apo sikur njerëzit po vriten në Bulevard, dhe këtu po ndodh hataja.

Deklarata e  zv/ministres është ndërprerë nga gazetari Armand Shkullaku. Kryesisht pas përmendjes së emrit së tij nga Kuko, për çështjen Xhisiela.

Sipas saj, ajo që ka ndodhur me vajzën, ka krijuar një dëm shumë të madh.

“Personat që e kanë ngritur këtë çështje, kanë dhënë një mesazh që të gjitha gratë e dhunuara në Shqipëri, nuk mund të mbrohen”, tregon zv/ministrja.

Gazetari Armand Shkullaku shkon akoma më tej, duke u shprehur: “Po të shkepi Rilindja, nuk dënohesh”.

Kthehu