Kryesore

UFO në qiell? Shikoni pamjet spektakolare (Foto-Video)

               Publikuar në : 10:36 - 09/10/18 marsela

Ngatërrimi i një rakete me UFO-t, ka bërë që njerëzit të ngrinin shumë pikëpyetje. Madje shumë prej tyre nuk hezituan edhe të përhapnin panik, se kishin parë UFO. Por në fakt, kjo tezë është hedhur poshtë menjëherë, pasi zyrtarët konfirmuan se bëhej fjalë për një raketë.

Lançimi i raketave, shton edhe më shumë kuriozitetin e njerëzve. Fluturimi i raketës së fundit SpaceX, bëri diferencën që të tejkalojë çdo gjë që kanë bërë njerëzit.

SpaceX rocket launch captivates Californians

SpaceX successfully launched a Falcon 9 rocket into the California sky Sunday evening, prompting locals to post pictures and videos of the spectacular light show https://cnn.it/2Cvi2Ww

Gepostet von CNN am Montag, 8. Oktober 2018

Kompania Elon Musk l ngriti raketën Falcon 9 mbrëmjen e së dielës. Qielli kalifornian u bë një atraksion për qytetarët, të cilët bënin foto dhe video të dritave spektakolare.

Raketa dërgoi satelitin argjentinas SAOCOM 1A në orbitë. Tetë minuta pasi u nis, Falcon 9 u rikthye në bazë, duke realizuar misionin me sukses.

Efekti që raketa krijoi në qiell, bëri që shumë qytetarë, nëpër rrjetet sociale të shkruanin se kishin parë UFO.

Kryebashkiaku i Los Angeles, Eric Garcetti qetësoi qytetarët, duke thënë se nuk ishin UFO, por bëhej fjalë për lançimin e Falcon 9.

Përshtati TIRANA TODAY

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu