Futboll

Në janar te Chelsea, gati transferimi i Hysajt

               Publikuar në : 13:42 - 07/12/18 S.N

Elseid Hysaj drejt ekipit të Chelsea gjatë merkatos së janarit 2019. Lajmi është bërë publik nga Mario Giuffredi, agjenti i lojtarit të Napolit dhe njëkohësisht të kombëtares shqiptare.

Sipas prestigjiozes britanike “Daily Mail”, Mario Giuffredi ka zbuluar se mbrojtësi i Napolit mund të bashkohet me trajnerin Maurizio Sarri te Chelsea muajin e ardhshëm duke u vlerësuar si një kandidat potencial për të zënë vendin e mbrojtësit Davide Zappacosta.

Sarri u largua nga “Serie A” italiane për t’u bërë menaxheri i Bluve duke marrë me vete në Premier Ligën angleze edhe mesfushorin Jorginho.

Porse, sipas agjentit të Hysajt, Mario Giuffredi, gjatë merkatos së verës presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e bllokoi Hysajn të nënshkruante për Chelsea.

Tashmë situata ka ndryshuar dhe kalimi i 24-vjeçarit në Stamford Bridge është më pranë se kurrë. “Unë nuk mund të përjashtoj rifillimin e negociatave me Chelsea-n në janar,” tha Giuffredi për Radio Crc.

“Ne e dimë se ka pasur kontakte në verë sepse Sarri e donte atë, dhe ne gjithashtu e dimë se Zappacosta nuk është më i preferuari i trajnerit”.

Hysaj ka 16 paraqitje për Napolin gjatë këtij sezoni, ndërsa Zappacosta, në të djathtën e Chelsea-s, ka luajtur në vetëm 8 ndeshje. TIRANA TODAY

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu