Shëndeti

Ndryshimet që pëson trupi ynë me ardhjen e stinës së dimrit

               Publikuar në : 13:49 - 08/11/18 S.N

Trupi ynë pëson ndryshime të mëdha gjatë stinës së dimrit. Shumë prej nesh nuk i vënë re këto ndryshime, veç atyre sipërfaqësore që janë lehtësisht të dukshme.

Por, cilat janë ndryshimet e tjera që i ndodhin trupit tonë me ndryshimin e stinëve, konkretisht me ardhjen e dimrit?

Keni dhëmbë të ndjeshëm

Ajri i ftohtë shkakton ndjeshmëri te goja, sidomos për ata që kanë probleme ekzistuese, si frakturat e holla në dhëmbë

Personat me diabet duhet të tregojnë kujdes të veçantë.

Kjo pasi ngrohja ekstreme me mot të ftohtë inkurajon trupin tuaj për të liruar hormonet e stresit, që mund të kontribuojë në rezistencën ndaj insulinës. Diabetikët duhet të përshtaten me kushtet e motit të ftohtë dhe të ngrohtë ngadalë dhe të shmangin ekspozimin e zgjatur ndaj kushteve ekstreme. Po ashtu, ata duhet të kontrollojnë sheqernat më shpesh për të siguruar diabeti të mbahet në kontroll.

Probleme me sytë

Ekspozimi i tepërt i syve në temperatura të ftohta ndikon tek sytë tuaj

Probleme me zemrën

Kjo ndodh zakonisht tek të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare. Rreziku është në rritje sepse trupi përpiqet të ruajë nxehtësinë dhe rrit presionin në zemër.

Luhatje humori

Moti i ftohtë ndikon edhe në gjendjen shpirtërore, pasi rënie e temperaturave nënkupton më pak ditë e dritë. Gjë që sjell ndryshim edhe në humor.

Trupi merr më pak vitaminë D

Mungesa e dritës dhe vitaminës shkakton depresion dhe çrregullime humori.

Kthehu