Kryesore

Ndrenika: Toka e Teatrit Kombëtar është Jerusalemi i artistëve

               Publikuar në : 19:58 - 07/05/18 lm

Artisi i madh, Robert Ndrenika deklaroi sonte se toka e Teatri Kombëtar është Jerusalemi i artistëve.

Ndrenika tha sot se duhet të ndërtohet një teatër që të rrojë 500 vite dhe jo të vijnë dhe ta marrin këtë tokë falas tre apo katër biznesmenë dhe të bëjnë kulla e t’i shesin miliona euro.

Deklaratat e Ndrenikës u bënë në një takim që u mbajt në Teatrin Kombëtar ku veç artistëve ishin të ftuar deputetë nga të gjitha krahët politikë por edhe përfaqësues së pushtetit lokal dhe vendor.

Të bëhet një teatër i mirë që të rrojë 500 vite. Më e shenjta nga të gjitha këtu është toka e këtij teatri. Ky vend është Jerusalemi që duan të mbysin kryqëzatat. Kur isha unë drejtor më thanë që ta privatizojmë tokën e teatrit.

Ne që kemi nga 70-80 vite këtu nuk është gjynah të vijën 3-4 biznesmenë dhe të thonë që është e jona? Ta marrin pa para dhe ta shesin mijëra euro. Kjo tokë është e jona dhe e komunitetit dhe ne duhet ta mbrojmë,” deklaroi Ndrenika. 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu