Edicione

Ndiqni edicionin informativ në “Tirana Today”, 8 tetor

               Publikuar në : 14:16 - 08/10/18 marsela

Zhvillimet e ditës së sotme, mund ti gjeni në “Tirana Today”, të përmbledhura në një minutazh të shkurtër. Kryefjalë e ditës ishte shpërthimi me tritol në shtëpinë e gjyshit të Xhisielës. Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në murin që lidhte banesat e dy shtetasve, Ramazan Muça dhe Besim Muça. Tritoli është vënë në oborrin e shtëpisë së gjyshit të Xhisielës, Ramazan Muça. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Pas vendosjes së tritolit në shtëpinë e Ramazan Muçës, gjyshit të Xhisiela Malokut, ka ardhur edhe reagimi i kësaj të fundit. Ajo akuzon Partinë Demokratike, pasi sipas saj, familjarët nuk kanë konflikte me persona të tjerë.

Kreu i Qeverisë, Edi Rama, ka rrëfyer sot para grupit të tij parlamentar se kryedemokrati Basha, i ka kërkuar pushtetin në tavolinë me marrëveshje. Sa i përket përfshirjes së Ballës në rastin e Xhisielës, Rama ka thënë se nëse ai rezulton të gjendet në ndonjë filmim, atëherë le të arrestohet.

Kreu i PD, Lulzim Basha, parashtroi paraditen e së hënës platformën e quajtur “Çlirimi i Zgjedhjeve”, me anë të së cilës, sipas tij, do të mund të bëhet ndarja e politikës nga krimi. Basha ka prezantuar katër pikat e platformës, për çlirimin e zgjedhjeve nga krimi.

Për të rejat më të fundit dhe zhvillimet më të zgjeruara, klikoni në www.tiranatoday.com, ose shkarkoni në App Store dhe Play Store “Tirana Today”.

 

 

Kthehu