NBA/LeBron udhëheq fitoren përballë rivalit direkt Miami Heat - Tirana Today

NBA/LeBron udhëheq fitoren përballë rivalit direkt Miami Heat

Cleveland Cavaliers ka mposhtur rivalin direkt në përballjen e shumëpritur me një diferencë pikësh mjaft të shkurtër kundër Miami Heat. Përballë ishin respektivisht vendi i katërt dhe i tretë i Konferencës së Lindjes, në një ndeshje të luftuar, e cila u fitua me 2 pikë më shumë nga Cavs (89-91). Heat tentuan që të befasonin rivalët me Goran Dragic që realizoi 18 pikë, por kjo nuk mjaftoi. Pastaj LeBron James mori situatën në kontroll dhe realizoi 24 pikë dhe 11 ribaunde, duke mbajtur Miami-n, të paktën për momentin në një largësi minimale.

Boston Celtics morën një fitore të lehtë kundër New York Knicks me rezultatin 73-103. Celtics pa Irving luajtën më mirë dhe fituan falë “treshes së dysheve” (17 pikë, 11 ribaunde dhe 10 asiste) të Terry Rozier dhe të 19 pikëve brenda 19 minutave të Morris. Për njujorkezët nuk mjaftoi “dyshja e dysheve” (17 pikë dhe 17 ribaunde) e Enes Kanter për të vënë në vështirësi liderët e Konferencës së Lindjes.

Për ekipin e Los Angeles Lakers ka zhgënjim, pasi ata u mundën nga skuadra e fundit e klasifikimit në Konferencën e Lindjes, Orlando Magic me rezultatin 105-127. Edhe pse Lakers tentuan që të merrnin një fitore për t’iu afruar zonës play-off, sidomos me Randle e Clarkson, që shënuan të dy nga 20 pikë, Magic nxorën në pah krenarinë dhe fituan. U paraqit shumë mirë Speights me 21 pikë, 4 ribaunde, si edhe Fournier me 19 pikë dhe 4 asiste.

Portland Blazers nuk gaboi në këtë takim dhe e dërgoi Chicago Bulls në shtëpi si humbës. Bulls nuk luajtën keq, por prapë ata u mundën 124-108. Në takimet e tjera, Phoenix Suns mundën ballas Mavericks 108-124, Philadelpia 63ers u mposhtën nga Brooklyn Nets 108-116, Charlote Hornets triumfoi 123-110 kundër Atlanta Hawks, kurse Memphis Grizzlies u mundën 101-105 nga Indiana Pacers.




Kategori
BasketbollSportTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu