NBA/Lebron James gjithmonë aty për të shpëtuar Cleveland - Tirana Today

NBA/Lebron James gjithmonë aty për të shpëtuar Cleveland

Lebrion James nxjerr Cleveland nga telashet në përballjen me Minnesotën. Skuadra nga Ohio fitoi këtë përballje me rezultatin 140-138 pas kohësh shtesë me The King që u bë vendimtari për këtë skuadër.



Ylli i Cavaliers në çastet e fundit të sfidës u bë protagonisti absolut me dy veprime të tij, fillimisht duke bllokuar Jimmy Butler në tentativën e tij e më pas me një gjuajtje të saktë nga distanca e 3 pikëve duke e mbyllur këtë sfidë me një bilanc me 37 pikë, 15 assist dhe 10 topa në tabelë.

Minnesota bëri një paraqitje të shkëlqyer në këtë ndeshje të cilën e humbi vetëm në 5 minutat e shtesës pasi koha e rregullt u mbyll në barazim. Jimmy Butler shënoi 35 pikë, por përballë kishte një emër si Lebron James.



Houston rrezikoi të shkatërrojë një mbrëmje ku gjithçka po i shkonte mjaft mirë. Skuadra teksane fitoi ndaj Miamit 109-101, në një ndeshje në të cilën hasi vështirësi të mëdha në një moment kur po e dominonte totalisht atë. Në periodën e dytë, Houston arriti të krijojë një avantazh prej 17 pikësh, një diferencë të cilën Miami e shkurtoi ndjeshëm, madje skuadra nga Florida krijoi iluzionin se mund ta fitonte atë teksa mori edhe avantazhin e saj falë pikëve të Josh Richardson dhe Goran Dragic.





Por në periodën e fundit Houston i largoi të gjitha dyshimet dhe i udhëhequr nga JamesHarden me 41 pikë të shënuar në këtë ndeshje, arriti të fitojë këtë sfidë, një sukses që e lejon Rockets t’i qëndrojë pranë Golden State në Konferencën e Perëndimit.

Nuk pati histori ndeshja mes Phoenix Suns dhe San Antonio Spurs në sfidën e zhvilluar në Arizona. Skuadra teksane ishte e papërballueshme dhe këtë e tregon rezultati me të cilin fitoi këtë ndeshje 129-81duke krijuar diferencën e 48 pikëve. San Antonio e vendosi diktatin e tij në parket që në periodën e parë të cilën e mbylli 28-9 për t’ia bërë gjërat vetes më pas shumë të lehta. LaMarcus Aldridge ishte shënuesi më i mirë i për skuadrën e Popovich me 23 pikë e 13 assist me San Antonion që tashmë është në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit./t.ch/


Kategori
BasketbollSportTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu