Kronikë

Nami me armët dhe drogën/ Kapen trafikantët, ja kush janë

               Publikuar në : 10:30 - 12/10/18 marsela

Në sajë të operacionit të koduar “Argjinatura”, policia ka bërë të mundur arrestimin e tre shtetasve, dhe një tjetër e ka shpallur në kërkim. Janë arrestuar në flagrancë këta shtetas:

– Shaqir Jeminaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.

– Hektor Krrashi, 18 vjeç, banues në Tiranë.

– Bashkim Hysa, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :

– E. M., 32 vjeç, banues në Tapizë.

Për ta disponohej informacion se merreshin me aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike. Këta shtetas janë konstatuar në rrugën “Berisha”, ku shtetasit E. M., dhe Sh. J., ndodheshin brenda mjetit tip “Mercedez Benz”. Ndërsa shtetasit H. K., dhe B. H., jashtë mjetit. Në momentin që këta shtetas kanë konstatuar shërbimet e policisë, shtetasi E. M., ka arritur të largohet me vrap. Tre të tjerët janë kapur në flagrancë, ku dhe gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën e bagazhit të mjetit, është gjetur një qese brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike, armë zjarri dhe municion luftarak.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– 1 kg e 36 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”

– armë zjarri automatik

– 3 krehëra metalik arme zjarri

– 442 fishekë arme zjarri Model 56

– 129 fishekë arme zjarri Model 54

– automjet Mercedez Benz

– 3 aparat celular

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore. Për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu