Sport

Nadal favorit, eliminohet Novak Djokoviç nga turneu i Montecarlos

               Publikuar në : 20:41 - 19/04/18 Enno

Në turneun Masters të Montekarlos është eliminuar tenisti serb i cili zbriti sërish në fushë pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi. Novak Djokoviç duket se akoma nuk është në formën e tij më të mirë pasi humbi 2-1 përballë Dominic Thiem. Pas rreth 2 orësh e gjysmë lojë, austriaku arriti të vijojë më tej, duke shënuar rezultatet 6-7, 6-2 dhe 6-3, ndaj serbit.Ai që cilësohet edhe i favoriti kryesor për të triumfuar në këtë turne, Rafael Nadal ka avancuar për të 15-n herë (në 16 pjesëmarrje) në çerekfinalet e këtij turneu, ku do të përballet pikërisht me Dominic Thiem. Spanjolli mundi 6-3 dhe 6-2 rusin Karen Khachanov, në 1 orë e 19 minuta lojë.Në ndeshjet e tjera të turneut të Montekarlos, belgu Goffin mposhti spanjollin Bautista, Zverev fitoi derbin gjerman me Struff, Dimitrov kaloi më tej ndaj Kohlschreiber, Gasquet triumfoi ndaj Mischa Zverev, ndërsa japonezi Nishikori eliminoi italianin Sepp.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu