Futboll

Murgesha bëhet ‘hit’ në Spanjë, ja çfarë shkruan për golat e Real Madridit

               Publikuar në : 17:47 - 11/10/18 Enno

Real Madrid është duke kaluar një moment mjaft negativ, pasi në 4 ndeshjet e fundit nuk ka arritur të shënojë asnjë gol. Kjo ka shkaktuar humor në rrjetet sociale ku tifozët kundërshtarë thumbojnë ata madrilen. Por hit është bërë posti i murgeshës Lucia Karam në “Twitter”  ku ngacmon madrilenët. Ajo është një tifoze e flaktë e Barcelonës dhe një person mjaft i njohur në Katalonjë. Si dhe një mbështetëse e madhe e idesë për pavarësinë e këtij rajoni.

Ndërsa ajo njihet mirë jo vetëm nga fansat e Barcelonës, por edhe nga ata të Realit të Madridit. Shpeshherë motër Luçia i ngacmon fansat e Realit dhe e thumbon mjaft këtë skuadër. Ndërsa së fundmi ajo ka shkruar: “Përshëndetje, dikush që kupton nga celularët të më ndihmojë. Aktivizova në celular njoftime kur të bëjë gol Reali, por nuk po punon. Nuk ka asnjë mënyrë për ta rregulluar. Me humor.”

Kthehu