Editorial - Opinione

Mos u besoni atyre që paralajmërojnë katastrofën, Evropa do t’ia dalë

               Publikuar në : 12:07 - 13/09/18 Bardhi

Nga Natalie Nougayrède, “The Guardian”/Sikurse rezultoi, e djathta ekstreme nuk e nënshtroi Suedinë në zgjedhjet e së dielës. Por kini kujdes nga parashikimet e zymta mbi Europën:nganjëherë ato kanë më pak lidhje me realitetin, sesa ideologjia e atyre që synon të dëmtojë projektin evropian. Titujt mediatikë bombastikë dhe të frikshëm, marrin më shumë klikime.

Diskutimet e polarizuara, ushqejnë mbi-thjeshtëzimin e gjërave. Unë nuk jam i sigurt se e kam shmangur gjithmonë atë. Por është diçka tjetër në punë, në mënyrën se si Evropa është gjithnjë e më shumë e përshtatur dhe e shtrembëruar:një lente e fshehtë e Brexit-Trump, e vendosur tashmë mbi kontinentin e vjetër.

Mediat ndërkombëtare në gjuhën angleze, luajnë një rol të madh në këtë. Të mbledhura së bashku, ata prodhojnë një “lexim” të Evropës, në të cilën BE-ja është po shkon drejt koshit të historisë, duke rrëshqitur në mënyrë të pakthyeshme drejt një krize politike, në të njëjtën mënyrë si Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të në vitin 2016:një distancim brutal dhe brenda natës nga ajo që ekzistonte më herët, dhe që deri atëherë konsiderohej si e sigurt.

Ajo çfarë ka ndodhur me ne po vjen tek ju. Në skenarin e njohur të katastrofës dhe të errësirës, ​​e djathta ekstreme na dominion të gjithëve. Trazirat raciste në qytetin lindor gjerman Chemnitz, janë vetëm fillimi:dhuna në rrugë do bëhet së shpejti normaliteti i ri (pa marrë parasysh se një javë më vonë, 60.000 njerëz morën pjesë në një tubim antiracist po atje).

Zgjedhjen në Suedi, janë vetëm një kthesë tjetër drejt fashizmit (s’ka gjë se Demokratët Suedezë të ekstremit të djathtë, zunë vetëm vendin e tretë dhe Socialdemokratët në pushtet, megjithëse u dobësuan, udhëhoqën në kutinë e votimit).

Zgjedhje pas zgjedhje, kontinenti po bie pre e më të keqit nga më të këqijtë. Demagogët po lulëzojnë. Autoritarizmi po përhapet, Viktor Orban dhe Mateo Salvini, po mbajnë flamurin e saj.

Atmosfera “ndotet” me urrejtjen, frikën dhe kolapsin demokratik të viteve 1930. BE-ja po përçahet. Po sikur këto skenarë apokaliptikë të mos jenë të saktë, ose nuk kanë shumë gjasa të ndodhin? Po sikur të jemi më shumë të zënë me frikën ndaj tyre, sesa me këqyrjen e fakteve në tërësinë e tyre?

Në SHBA, çmenduria e Trump, bëri që fillimisht të kthenin kokën nga Europa si një përgjigje ndaj dëshpërimit të tyre (Angela Merkel si “udhëheqësja e botës së lirë” ose Emanuel Makron si një “fëmijë model” botëror dhe liberal).

Dhe kur kjo nuk u materializua plotësisht, të gjitha bastet u mbyllën, dhe mori fund narrativa botërore e demokracisë. Në vjeshtën e vitit 2017, një njujorkez që po vizitonte Londrën më tha:”Je franceze? Parisi është kryeqyteti i rezistencës!”

Unë u habita. Gjatë një dreke kohët e fundit në Londër, një koleg me pyeti nëse mendoja Anglia mund të ngjajë me diçka në të cilën Europa po shndërrohet – sugjerimi është ndoshta që militantët antisemitikë dhe neofashistë, do të bredhin së shpejti të lirë nëpër rrugët e kryeqyteteve tona.

Shqyrtoni vështirësinë dhe kostot e mbulimit të rregullt dhe të hollësishëm të medies, mbi natyrën pothuajse të padepërtueshme të kulturave politike dhe historive kombëtare të Europës, dhe ajo që do të shihni është një strukturë plot paragjykime. Mos më keqkuptoni. Ka gazetarë të shkëlqyer britanikë dhe amerikanë që punojnë në Europë.

Por, fiksimi i Britanisë së Madhe dhe SHBA-së pas Brexit dhe Trump, rezulton në një mbulim që e përshkruan Evropën përmes një lenteje të fokusuar vetëm në një vend.

Një vëmendje e pamjaftueshme, i është kushtuar rrjeteve pro-demokracisë, aktivistëve të rinj pro-BE, në nivel lokal dhe evropian. Ata vështirë se bëjnë për tituj bombastikë, kur një pakicë e pamend përpiqet të dëbojë të huajt në Chemnitz. Pavarësisht diskutimeve rreth Emanuel Makron, që erdhën si pasojë e një greve hekurudhore më herët gjatë këtij viti, ai po punon tani për të ndërtuar aleanca përpara zgjedhjeve evropiane të vitit të ardhshëm.

Marin Lë Pen mund të ketë mik Stiv Benonin, por ajo përballet me vështirësi të mëdha financiare, për shkak se partia e saj akuzohet se ka keqpërdorur fondet e dedikuara për pagat e ndihmësve. Perspektiva e “vdekjes politike” të Angela Merkelit, ishte sërish e ekzagjeruar, kur u sfidua këtë verë nga partia e saj simotër, CSU.

Shenjat janë që ajo ka dalë fituesja e asaj sherrnaje. Të gjelbrit gjermanë janë në rritje. E kush po bërtet për këtë? Kjo s’do të thotë, që problemet e Evropës duhet të minimizohen. Ka ende kuptim t’u biem kambanave të alarmit, dhe jo të shfaqemi të vetëkënaqur – sidomos kur lexon për një turmë që bërtiste “Nacional Socializmi, tani, tani, tani!” diku në Gjermani.

Me emigracionin si temën kryesore të debateve politike të Evropës, Makron dhe aleatët e tij, po flasin për një moment ekzistencial në të cilin vetëm dy blloqe – “progresistët” dhe “nacionalistët”, po përballen me njëri-tjetrin. Por rëndësia e Orbanit dhe Salvinit, mund të hiperbolizohet: ata dhe aleatët e tyre mbeten pakicë, kur shqyrtohen në një rang kontinental.

Sondazhet e Eurobarometrit, tregojnë se anëtarësimi në BE është shumë popullor, madje edhe në vendet, udhëheqjet e të cilëve e kanë linçuar atë, si Polonia. Njerëzit duan që Europa të ecë më shumë më mirë. Parë nga një lloj distancë, është joshëse të thjeshtëzosh Evropën kontinentale. Ekziston një rehati mendore në modelet e vizatimit, që supozohet të aplikohen në mënyrë sistematike, indiferente ndaj gjeografisë që ndalon tek disa detaje.

Ashtu sikundër ka një lente Brexit-Trump, ekziston edhe një numër i kundërt:një narrativë romantike, nga ato që duan të mbajnë gjallë konceptin e themeluesit të BE-së, Zhan Monet. Unë jam padyshim pjesë e kësaj të fundit, por është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm edhe për rreziqet e të parit. Sikurse tha dikur Mone, mos pyesni nëse duhet të jemi optimistë apo pesimistë; por nëse jemi të vendosur. Kapja e nuancave të Evropës është e vështirë, por zgjidhjet me siguri që do të shtrihen po atje.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Kthehu