Rajoni - Bota

Monedhat kriptografike humbasin 13 mld dollarë në 3 orë

               Publikuar në : 14:06 - 11/10/18 S.N

Mëngjesin e sotëm, vlera e monedhave kryesore kriptografike ra me një shpejtësi marramendëse. Plot 13 miliardë dollarë u fshinë brenda pak orësh.

Sipas të dhënave të CoinMarketCap.com, Bitcoin ra me 5% në 6,303 dollarë, ndërsa XRP dhe ethereum ranë me 10%.

Kjo rënie i atribuohet paralajmërimeve të reja nga autoritetet financiare në vend të ndryshme të botës, që i shohin monedhat kriptografike si kërcënim për ekonominë.

Sipas një raporti të Fondit Monetar Ndërkombëtar, rritja e shpejtë që kanë asetet mund të krijojnë probleme për sistemin ndërkombëtar financiar.

Viti 2018 mendohej të ishte viti i entuziastëve të monedhave kriptorafike, po në fakt ka ndodhur krejt e kundërta.

Rënia e vlerës së monedhave kriptografike u pasua nga hakime të profili të lartë në bursa të ndryshme si dhe mashtrime me ICO-të.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu