Foto Galeri

“Miss Shqipëria e dashura e një mafiozi”, Trejsi Sejdini bën bujë në mediat e huaja

               Publikuar në : 09:29 - 06/12/18 user

E ndërsa pritet të mbahet ceremonia e Miss Universit 2018, Trejsi Sejdini, i cila përfaqëson Shqipërinë, ka fituar shumë popullaritet në mediat dhe rrjetet sociale për sjelljen e saj të veçantë.

Sipas faqes zyrtare të Miss Universit, “Trejsi Sejdini ka lindur në Elbasan në vitin 2000. Ajo u rrit duke lexuar libra dhe duke studiuar matematikë dhe fizikë. Trejsi është në ankth për ta bërë vendin e saj krenar në garën e këtij viti të Miss Univers.”

Megjithatë, 18-vjeçarja, përveç bukurisë në mediat sociale shfaqet tejet sensuale.

Madje në disa raste, Trejsi Sejdini ka hyrë live në Instagram. Në një video ajo shikohet duke tymosur dhe kështu ajo ka thyer edhe protokollin e Miss Univers.

Por, mbretëresha e bukurisë është shumë favorite për të fituar kurorën, në finalen e Miss Universit që do mbahet më 16 dhjetor në Bangkok, Tajlandë.

Disa nga komentuesit i shkruajnë : “Miss që po thye rrjetin”, “vajza e keqe e Miss Universit” dhe “ajo që jep atë që homoseksualët presin”, ” bushtër “,” hyjnore”.

Shumë kritika janë drejtuar ndaj miss-it shqiptar, e cila ka rënë në sy për sjelljen e çmendur. Në disa prej artikujve shkruhet: “18-vjeçarja Trejsi Sejdini është përballur në media me një sërë kritikash për shkak të punës së saj si balerinë ekzotike që kërcen komplet e zhveshur. Gjithashtu, në rrjet flitet se ajo është e dashura e një mafiozi shqiptar. Trejsi dallohet për sjelljen e saj rebele dhe të çmendur”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu