Kryesore

“Ministrin Xhafaj kanë kohë që duan ta eliminojnë. Rama i ka kërkuar disa herë dorëheqjen”

               Publikuar në : 07:33 - 12/10/18 marsela

Sikundër gazetari Artan Hoxha, dhe avokati Ngjela qëndrojnë në të njëjtën linjë për Xhafajn. Avokati Spartak Ngjela thotë se të gjitha akuzat që ngrihen ndaj ministrit Xhafaj, synojnë eliminimin e tij.

Krimi dhe koha janë të lidhur në mënyrë shumë strikte. “Babalja” ka dalë pasi i kishte dalë rruga për të shkuar në Itali. Vendimi për të shkuar në Itali ka qenë më përpara. Dhe këta i thanë mos e ço në Itali, se ka dalë “Babalja”.

Sipas tij, kanë kohë që kanë filluar për të eliminuar Xhafën. “Mua nuk më intereson fare, i kanë organet e specializuara. E kanë filluar që me SHIK-un.

Ka kohë që kanë filluar për të eliminuar Xhafën. Por problemi ka marrë ngjyrime politike. Analiza politike fillon me një shkak pa të cilin… Është frika e ish-liderëve të PD-së, nga frika nga drejtësia.

Frika kërkon gjëra anësore. Kuptohet që ka qenë edhe Rama, se është kundër ministrit të Brendshëm. I ka kërkuar disa herë dorëheqjen”, tha ai në “360 Gradë”, në “Ora News”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu