Kryesore

Ministri serb sulmon gjeneralin e NATO-s: Po kërkon luftë!

               Publikuar në : 15:42 - 13/03/18 user

Ministri i mbrojtjes së Serbisë ka hedhur poshtë, deklaratat e gjeneralit të lartë të NATO-s,i cili është shprehur se Evropa është nën një kërcënim të mëdha, nga ndikimin rus në Ballkan.

Aleksandër Vulin tha se deklaratat e gjeneralit të SHBA-së Curtis Scaparrotti,  javën e kaluar gjatë një seance në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Senatit amerikan, janë shumë të “rrezikshme”, dhe i ka cilësuar ato anti-serbe qëkur aleanca ushtarake perëndimore e bombardoi vendin në vitin 1999.

Gjenerali amerikan tha se ka parë një ndikim në rritje të Rusisë gjatë, një viti e gjysmë si komandant suprem i NATO-s në Evropë.

Scaparrotti tha se: Ndërsa rajoni Baltik në veri të Evropës është pjesë e NATO-s dhe shtetet kanë një pozitë më të qëndrueshme në kontinent, por jam i shqetësuar pasi populli serb në Ballkan është i  ndjeshëm ndaj ndikimit rus.

Vulin, i cili është i njohur për qëndrimet e tij pro-ruse, u përgjigj duke thënë: “Që nga viti 1999, nuk ka pasur një deklaratë më të papërgjegjshme sesa kjo. Duke thënë se i gjithë kombi (serb) paraqet një rrezik për Ballkanin është një thirrje për unifikimin e të gjithë (popujve të Ballkanit) kundër serbëve”.

Ekziston frika në Perëndim se Rusia po përdor lidhjet e saj historike sllave me Serbinë për të destabilizuar Ballkanin, e cila ka parë masakrën më të keqe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore gjatë shpërbërjes së ish Jugosllavisë në vitet 1990.

“Nuk ka ndikim rus në Serbi,” tha Vulin. “Serbia është një komb i pavarur që i zgjedh vetë miqtë e vet.”

Serbia formalisht dëshiron të bashkohet me BE, por udhëheqësit e saj kanë punuar intensivisht me Moskën në nxitjen e lidhjeve ushtarake dhe politike, pavarësisht thirrjeve nga blloku se shteti i Ballkanit duhet të harmonizojë politikat e saj të jashtme nëse dëshiron të bëhet anëtar. TIRANA TODAY

Kthehu