Futboll

Milot Rashica, shembulli që duhet të ndiqet nga të gjithë shqiptarët

               Publikuar në : 16:47 - 12/10/18 Enno

Milot Rashica deri në “Euro 2016” ishte pjesë e kombëtares shqiptare, por pasi De Biasi nuk e grumbulloi për në Francë ai vendosi që ti bashkohet Kosovës. Por Rashica nuk mban mëri, përkundrazi ndjenjat e tij janë të njëjta për të dy skuadrat.

Sulmuesi i talentuar i Werder Bremen e shpreh me fjalë dhe me fakte dashurinë për Shqipërinë dhe në çdo ndeshje zbret në fushe me ngjyrat kuqezi në njërën nga mbrojtëset e këmbëve.

Pas ndeshjes së djeshme kundër Maltës Rashica ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë ngjyrat kuqezi në këmbë, ndërsa mesazhi i tij është mjaft i bukur: “Me një dëshirë e një qëllim…”, shoqëruar nga flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.

Qartësisht, një mesazh që duhet të shërbejë për të gjithë, për të lënë mënjanë ndasitë dhe inatet për lojtarët që grumbullohen herë nga Shqipëria e herë nga Kosova, sepse nëse kjo e fundit shkon në Europian, lumturia duhet të jetë e njëjtë si për Shqipërinë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu