Messi flet pa “dorashka”: Ja pse Reali është më i suksesshëm - Tirana Today

Messi flet pa “dorashka”: Ja pse Reali është më i suksesshëm

Lionel Messi ka vendosu për herë të parë të flasë në një intervistë për argjentinasen TyC Sports në lidhje me atë çfarë ndryshon mes Barcelonës së tij dhe Real Madridit. Kjo pasi madrilenët janë dominues në Champions League prej dy vitesh dhe kanë shanse që të fitojnë edhe të tretin radhazi.


Ylli i Barcelonës tha: “E para, Reali ka lojtarët më të mirë të botës në çdo pozicion. E dyta, Reali fiton edhe duke luajtur keq. Një ndeshje të dobët, Reali e kapërcen, ndërsa neve na kushton shumë të fitojmë nëse nuk luajmë mirë. Ne duhet të jemi shumë më superior se kundërshtari për të fituar”.Reali do të ndeshet në finale me Liverpool, ndërsa Barcelona u eleminua nga Roma në çerekfinalen e Champions-it, duke shkaktuar surprizën e turneut.


Kategori
FutbollSportTë Gjitha
Ska koment

Lini koment

*

*








Të lidhura

Kthehu