E premte, 24 Shtator, 2021
7.5 C
Tirana

Mesazhi i Ahmet Zogut drejtuar Asamblesë së Parë Kushtetuese shqiptare

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Gusht 2018

Gazeta franceze, “Le Journal”, ka botuar, të dielën e 26 gushtit 1928, në faqen nr 3, mesazhin historik e patriotik të Ahmet Zogut drejtuar asokohe Asamblesë së parë kushtetuese shqiptare, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij”Dars (Klos), Mat-Albania, e ka sjellë në vijim për publikun shqiptar :

Tiranë, 25 gusht. – Sot në orën 9:00 u mbajt në solemnitet të madh dhe në mes të entuziazmit të përgjithshëm hapja e Asamblesë Kushtetuese Shqiptare

Ministri i drejtësisë lexoi një mesazh të kreut të shtetit.

Në këtë mesazh, Ahmet Zogu thekson se “Presidenti i Shtetit ka respektin më të madh për sovranitetin integral dhe të pacenueshëm të popullit shqiptar.”

Mesazhi i Zogut :

“Përfaqësuesë të kombit, ju do të shqyrtoni dhe do të zgjidhni të gjitha pyetjet mbi të cilat varet fati i atdheut, me plotësinë e sovranitetit tuaj, siç do ta gjykoni më të dobishme për prosperitetin e Shqipërisë. Vendimi juaj, duke pasqyruar vullnetin e popullit, do të jetë rendi i pandryshueshëm, i cili do të përcaktojë udhëzimet jetësore të shtetit, bazuar në parimin e sovranitetit dhe vullnetit të kombit. Duke ju uruar një sukses të plotë në misionin tuaj të lartë, që shënon një moment të rëndësishëm në historinë tonë kombëtare, ne ju përshëndesim sërish.”

(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-franceze-1928-mesazhi-historik-e-patriotik-i-ahmet-zogut-drejtuar-asamblese-se-pare-kushtetuese-shqiptare

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha kërcënon me shkarkim kreun demokrat

Kryedemokrati Basha e bëri të qartë në një deklaratë për mediat, se nuk ka asnjë forum që kthen pas vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit...

Vishaj-Llallës: Vetë na i mësove “peshqit e mëdhenj”, dil dhe trego kush janë

Policia zbarkoi mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Adriatik Llallës, pak orë pas vendimit të formës së prerë të Apelit të Gjykatës së Posaçme,...

Llalla është arratisur jashtë vendit? Kim kërkon të tjera goditje të bujshme

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, dyshohet se është larguar nga Shqipëria për t’i shpëtuar arrestimit nga policia. Kujtojmë se një ditë më parë, Gjykata...

FOTO/SPAK nxjerr urdhër arresti, policia i shkon në shtëpi ish-kryeprokurorit

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla është dënuar me burg, pas shumë seancash gjyqësore, zvarritjesh dhe debatesh. Vendimi në fjalë është marrë dje...

Zhvillimi i Ekonomisë Blu, Shqipëria kërkon 80 milionë USD borxh tek BB

Qeveria shqiptare ka kërkuar një tjetër hua tek Banka Botërore dhe këtë herë nën një projekt për Zhvillimin e Ekonomisë Blu. Bëhet fjalë për...