Shko tek mjeku

Mënyra efektive dhe natyrale për të luftuar problemet me tretjen

               Publikuar në : 12:52 - 31/07/18 user

Kapsllëku është një simptomë, jo një sëmundje dhe ndonjëherë mund të jetë shenjë paralajmëruese për sëmundjet të tilla si: hipotiroidizmi, diabeti, sëmundja e Parkinsonit, kanceri i zorrës së trashë, divertikulit dhe sëmundja e zorrëve inflamatore.

Ka disa mënyra që ju ndihmojnë të lehtësoni simptomat e kapsllëkut në kushte shtëpie. Bëni pjesë të dietës suaj ditore këtë listë me ushqime dhe i thoni “lamtumirë” kapsllëkut.

Uji
Kapsllëku ndodh për shkak të dehidrimit në zorrën e trashë. Është e këshillueshme që të pini të paktën 8 gota ujë çdo ditë që metabolizmi i trupit të punojë normalisht.

Kosi

Probiotikët, bakteret e dobishme që gjenden në kos, mund të lehtësojnë problemet e tretjes.

Melasa e zezë

Melasa është prodhuar nga shurupi i kallamit të sheqerit. Ky proces mundëson mbajtjen e një sasie të konsiderueshme të vitaminave dhe mineraleve (sidomos magnezit) që ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut.

Farat e susamit

Nëse vuani nga kapsllëku, shtoni disa fara susami në sallatën tuaj. Një lugë gjelle e farave të susamit përmban rreth 1.1 g fibra që ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut. Një tjetër zgjedhje e mirë mund të jenë farat e kungullit. Konsumojini sa më shumë!

Banane

Bananet ndihmojnë normalizimin e funksionimit të zorrëve. Gjithashtu, i mundësojnë organizmit kaliumin dhe elektrolitet e humbura. Fibrat e bananeve e ndihmojnë tretjen./shije.al/

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu