Kronikë

Mediat greke nxjerrin video/ Shikoni momentin kur shqiptari takoi studenten

               Publikuar në : 12:21 - 06/12/18 user

Pasi i riu shqiptar pranoi se ishte një nga autoret e vrasjes se studentes greke Eleni Topaloud, natën e 27 nëntorit në Rodos, mediat greke kanës publikuar sot videon marrë nga kamerat e sigurisë. Në materialin video shikohet momenti i takimit të shqiptarit me viktimën.

Protothema shkruan se video e marrë nga kamerat e sigurisë tregon natën kur shqiptari 19 vjeçar takohet me greken, e me pas largohen të dy se bashkë për t’u takuar me shokun tjetër, grekun 21-vjeçar.

Vazhdimi i ngjarjes dhe fundi aq tragjik i studentes greke dihet. Ajo refuzoi te kryente marrëdhënie seksuale me shqiptarin dhe grekun dhe për pasoje ata e goditen me shufër hekuri në kokë.

Duke kujtuar se ajo kishte vdekur, kur në fakt kishte humbur ndjenjat ata e morën me makinë dhe e hodhën nga shkëmbinjtë ne det, ku ajo gjeti edhe vdekjen.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu