Kronikë

“Më shpëtoni!”, si u zbulua rrëmbimi në kufi i 17-vjeçares nga vlonjati

               Publikuar në : 15:53 - 11/10/18 S.N

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen në Pikën Kufitare të Zminecit në Sarandë, ku u tentua të trafikohej një adoleshente në Greqi.

Xhoni Qëndraj nga Vlora u arrestua nga Policia e Sarandës. 17-vjeçarja me iniciale F.A. e kallëzoi 22-vjeçarin, duke thënë se ai kishte synim ta trafikonte. Vajza kërkoi ndihmë nga policët e Kufirit në Zminec, duke thënë se ishte rrëmbyer.

“Më shpëtoni nga ky. Më ka rrëmbyer”, kanë qenë fjalët e F.A., drejtuar policëve të Zminecit, sa i pa të afroheshin drejt saj. Në dëshminë para grupi hetimor në Policinë e Sarandë, adoleshentja ka treguar se 22-vjeçari e kishte rrëmbyer me forcë.

“Më ka rrëmbyer në Vlorë, në lagjen time dhe me forcë më ka hipur në një makinë. Gjatë rrugës më thoshte se do të më çonte në Greqi”, ka rrëfyer 17-vjeçarja para oficerëve të Policisë në një gjendje tepër të rënduar.

Mësohet se e reja është  fëmijë e dy prindërve të divorcuar prej vitesh dhe jeton me të ëmën. Dhe këtë gjë e shprehte shpesh në dëshminë e saj.

“Nuk kam njeri që të më mbrojë, më mbroni ju”, u drejtohej ajo forcave të Policisë gjatë marrjes në pyetje.

Mësohet se Xhoni Qëndraj është person me precedent penal dhe ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës për disa vjedhje.

I riu rezulton një nga bashkëpunëtorët e grupit të kapur gjatë operacionit “Four” të organizuar në datën 3 tetor 2018, ku u dokumentua se grupi, pjesë e të cilit ishte dhe Qëndraj, kishte kryer të paktën 10 vjedhje, raporton Panorama.

Çështja e 22- vjeçarit të arrestuar i ka kaluar Prokurorisë Sarandë, ku ndaj tij rëndon akuza “Trafikimi i të miturve” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu