Politikë

“Më qëlloi me grushte e shkelma”, Taulant Balla flet për sherrin me dhëndrin e Berishës

               Publikuar në : 13:56 - 11/10/18 user

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla bëri të ditur sot se gjykata Italiane nuk ka pranuar dëmshpërblimin prej 2 mijë eurosh të ofruar nga dhëndri i Sali Berishës. Kjo shumë do t’i jepej për dhunën u ushtrua ndaj tij në vitin 2016.

Bëhet fjalë për denoncimin që Taulant Balla bëri ndaj Jamarbër Malltezit. Ata të dy  u konfrontuan fizikisht në aeroportin “Leonardo da Vinci” Në Romë.

“Procesi në Itali bën fjalë për një akt të turpshëm të degjenerimit të familjes së Berishës.  Dhëndri i Saliut më goditi në prezencë të bashkëshortes.  Dje gjykatësi italian nuk pranoi ofertën e dhëndrit të Saliut për të paguar para ndaj meje për dëmin e shkaktuar. Këta janë mësuar paguajnë para për “Babalen”, kunatin e “Babales”. Dje gjykatësi vendosi që oferta 2 mijë euro të mos pranohej”, tha Balla.

Ngjarja

Në qershor të vitit 2016  Taulant Balla dhe Jamarbër Malltezi janë konfliktuar në Romë, Itali.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin “Leonardo da Vinçi” të Romës. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur vëtë deputeti socialist.

Në komisariatin e Rinasit, Balla kallëzoi, Jamarbër Malltezin se është qëlluar fizikisht nga dhëndri i Berishës.

“Malltezi ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Ngjarja ndodhi teksa po prisja avionin në aeroportin ‘Da Vinci’ në Romë. Aty jam qëlluar me grushte e shkelma nga Malltezi”.

Kthehu