Kronikë

“Me gotë vere në dorë dhe i shtrirë në tokë”, Martinaj: Komando u tregua legen pasi…

               Publikuar në : 14:14 - 11/10/18 user

Dëshmia e Ervis Martinajt po bën jehonë në mediat sociale. Ai është i vetmi që ka folur për ngjarjen në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha. Të plagosur mbetën vetë Ervis Martinajt dhe Eljon Hato.  Një verdikt zyrtar ende nuk ka dalë për shkaqet që shkaktuan këtë ngjarje. Ndërsa në kërkim nga policia janë shpallur Ervin Mata; Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo. Po ashtu policia i ka lënë 30 ditë afat këngëtares Elvana Gjata, që të paraqitet për të dhënë shpjegime për ngjarjen. Këngëtarja ka qenë e pranishme në lokal me të fejuarin e saj Ervin Mata, kur ka plasur sherri.

Mësohet se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata; Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, kanë qenë të ulur në një tavolinë. Aty ka nisur edhe  konfliktin me palën tjetër ku ishte viktima. Personi i dyshuar për vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt e Eljon Hatos pohohet se është truproja dhe kushëriri i këngëtares Gjata. Njëherësh ai ka qenë pjesë e Forcave Komando ushtarake.  Bëhet fjalë për Mevjol Bilo.

I plagosuri Ervis Martinaj gjatë dëshmisë ka deklaruar se me: “Fabin vriteshe edhe për një shikim. Këngëtarja nuk ka lidhje fare”.

Në dëshminë 36-vjeçari, ka thënë se me Ervin Matën s’ka pasur lidhje fare. Sipas tij ai është takuar rastësisht me të.  Gjithashtu, 36-vjeçari i plagosur ka pohuar se komando Mevjol Bilo, të cilin e quan “Kokëmadhi” e qëlloi atë për refleks.  Ndërsa ka sqaruar se nëse nuk do të kishte ndërhyrë ai (Martinaj), komando do të kishte vdekur, pasi s’kishte mundësi të nxirrte armën.

DËSHMIA E ERVIS MARTINAJT

Gjykata ka pyetur mjeken e pranishme nëse personi nën hetimi (Martinaj) është në gjendje për të folur. Mjekja është përgjigjur se është në gjendje për të folur. Ndërsa vetë Martinaj ka thënë: “Po, mund të flas, thjesht qafën kam të paralizuar”.

Më pas 36-vjeçari nën hetim ka dëshmuar për ngjarjen: “Unë, si puna e atyre dy çunave njoh gjithë Tiranën. Në këtë ngjarje kanë qenë palë në konflikt dy persona që kanë hyrë nga jashtë. Personat që kanë qenë të pranishëm fillimisht në lokal nuk kanë lidhje me ngjarjen. Kur unë po pija me Ervin Matën dhe Redin kanë hyrë dy persona nga jashtë lokalit. Njërin prej tyre e njoh, quhej Fabi, ndërsa tjetrin nuk e njoh. Ata të dy kanë pasur konflikt me një tavolinë tjetër. Të gjithë të tjerët në lokal i kam miq dhe s’kam pasur asnjë konflikt me ta. Kur ata po konfliktoheshin, unë jam futur në mes për t’i ndarë dhe besoj që jam plagosur pa dashje nga “Kokëmadhi”.

Ai më gjuajti me refleks, pasi nëse ai do të më vriste, i kishte të gjitha mundësitë, pasi unë në tokë i shtrirë isha. Nipçja në ato momente (Elion Hata), i cili ishte në tavolinë me mua i tha ‘Kokëmadhit’: ‘Mos, çfarë bëre, t’u thafshin krahët’. Në këtë moment ai ka goditur edhe Haton. Vetëm oficeri i komandës ka qëlluar. Unë u hodha në mes, isha me gotë vere në dorë për të qetësuar situatën. Unë e njoh Fabin, kisha 4 muaj pa e parë”.

Gjatë dëshmisë së tij, Ervis Martinaj ka folur për viktimën Fabian Gaxhajn. Ai është shprehur se ai ishte problematik  dhe për këtë arsye nuk e afronte në miqësi.

“Ai para 5 muajsh ishte diagnostikuar me kancer dhe sipas mjekëve, atij i kishin ngelur edhe shumë pak muaj jetë. Kjo vërtetohet edhe me raportet, pasi ai nuk ishte mirë nga mendtë kohët e fundit. Ai ishte çuni i dajës tim, por ishte shumë konfliktual dhe kishte bërë disa konflikte rresht. Me Fabin vriteshe edhe për një shikim. Këngëtarja s’ka lidhje fare”, ka pohuar Martinaj.

Flet për Ervin Matën

I pyetur nga gjykata nëse e kishte lënë me Matën për t’u takuar, Ervis Martinaj ka deklaruar: “Me Ervin Matën s’kam pas lidhje fare. Me të jam takuar rastësisht. Unë jam rritur me babën e Ervinit. Vetëm Fabi është fajtor në këtë mes, por sherri nuk ishte aq i madh sa për të goditur aq shumë plumba. Unë isha ai që i thashë Fabit ‘mos’ se po të mos kisha ndërhyrë unë, ‘Kokëmadhi’ do të kishte vdekur sot. Ai e  kishte të pamundur të qëllonte se e kishin kapur nga krahët e s’kishte mundësi të nxirrte armën. Ai u tregua legen, pasi kur unë i thashë Fabit, ‘mos çfarë po bën’, ai gjuajti me refleks.

Do të ishte Fabi gjallë dhe nipçja ime nuk do të kishte vdekur, se ai i vdekur është. Jeni duke rënë në qafë kot, pasi unë isha duke pirë një gotë. Unë në spital kam shkuar vetë me një taksi. Nëse nuk do të kisha shkuar për 3 minuta, do të kisha vdekur, pasi kisha humbur 2.5 litra gjak”.

I pyetur nga gjykata se dy personat u konfliktuan me sy para se të hynin në lokal, personi nën hetim (Martinaj) tha: “Ervin Mata është një dele. Ai tani do të jetë në një copë dhomë, duke pirë. Unë s’kam asnjë lloj konflikti me të, por do të flas me babin e tij dhe do i them të vijë të sqarojë. Ai ka frikë se mos ngel në burg, se ju e arrestoni, e mbani kot”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu