Foto Galeri

Me fustan të bardhë te varri i tij, foto nga dasma që nuk u bë kurrë

               Publikuar në : 14:24 - 09/10/18 user

Fotot e një nuseje para varrit të të dashurit të saj janë kthyer në pamjet më të komentuara të ditëve të fundit në rrjetet sociale.

Në foto shfaqet Jessica Padgett, e veshur me fustan të bardhë. Ajo shikohet e  përkulur tek varri i Kendall James Murphy.  Një aksident automobilistik te’i kishte marrë jetën zjarrfikësit në Nëntor të vitit 2017. Çifti i ri kishte planifikuar  të martohej më 29 Shtator 2018.

c5b0eb269377bd93d7fa2780311f4c99 7c49f7ef06fdea1abc972c15285445aa 971d7b9f13cec93627bbe366ce49957d 640da7f2a4c9b811c383d6cc744faa4a 5-13 4-15 6-10 7-10 2-18 kryesore-933x445 3-16
<
>

Murphy i kishte propozuar për martesë dhe Padgett i kishte thënë ‘po’. Në respekt të fjalës së dhënë dhe kujtimit të të dashurit, në ditën e “dasmës” ajo shkoi tek varri i tij. Vajza e re e veshur me të badha ishte shoqëruar nga  familjarët.

Kendall, një zjarrfikës në shtetin e Indianas në SHBA, humbi jetën pasi shoferi i zjarrfikëses përplasi makinën e shërbimit me tri autovetura. Ata po  g shkonin për shuarjen e një zjarri. Kolegu i Murphyt, shoferi Colby Blake, rezultoi se kishte kaluar nivelin e lejuar të alkoolit dhe u arrestua.

Në nder të kujtimit të të dashurit të saj, Jessica postoi disa foto me fustan nusërie pranë çizmeve dhe uniformës së 27-vjeçarit që humbi jetën.

Fotot u shpërndanë nga “Loving Life Phorography” në Facebook dhe postimi u shpërnda më shumë se 21 000 herë.  Një gjest i tillë ka  prekur zemrat e dhjetëra mijëra njerëzve në të gjithë botën.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu