Auto & Moto

McLaren super i shpejtë, 100 km në orë për dy sekonda

               Publikuar në : 17:51 - 11/09/18 lm

Spekulohet se McLaren Speedtail mund të arrijë 100 kilometra në orë për vetëm dy sekonda.

Ky model është pasues shpirtëror i F1 legjendar dhe është “Hyper-GT” i parë në botë.

Sipas SupercarBlogreports, Speedtail është më i shpejtë për 0,5 sekonda se sa Bugatti Chiron.

Vetura ka motor të avancuar twin-turbo 4.0 V8, i cili ndodhet në  McLaren 720S, dhe përveç tij Speedtail do të ketë të paktën një elektromotor si ndihmës.

Fuqia e përgjithshme e këtij sistemi hibrid ende nuk dihet, por pritet të jetë gjithsesi më shumë se 1.000 kuaj fuqi.

Premiera zyrtare e McLaren Speedtail është paralajmëruar për 12 tetor dhe prodhuesi britanik do të prodhojë vetëm 106 njësi.

Automobili ka çmim prej rreth 2 milionë dollarësh.

Kthehu