Shqipëria

“Manja bën moral me gjuhë fyese”, gazetarët braktisin mbledhjen e Komisionit

               Publikuar në : 12:32 - 08/11/18 S.N

Ditën e sotme gazetarët janë përballur me një situatë aspak të këndshme, teksa janë nxjerrë jashtë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve nga kryetari Ulsi Manja.

Ky i fundit e mori këtë vendim pasi dyshoi se disa prej operatorëve po përgjonin celularët e të pranishmëve në mbledhje. Konkretisht sherri ka lindur pas ‘përgjimit’ të celularit të “baba Takut”.

Pas gjuhës së Manjës, kanë qenë të gjithë gazetarët dhe operatorët e pranishëm ata që kanë braktisur mbledhjen e më pas kanë qëndruar në korridor të Kuvendit.

Këtë incident e ka publikuar edhe një nga gazetarët e pranishëm, Esiona Konomi. Ajo shkruan:

“Duke protestuar ndaj kryetarit te Komisionit te Ligjeve, i cili fyeu operatoret e televizioneve.

ZManja nderpreu mbledhjen sepse dyshoi qe kameramanet po xhironin telefonet e deputeteve.

Gjuha e toni i papershtatshem e fyes na detyroi te braktisim te gjithe mbledhjen dhe po “shijojme” korridorin e Kuvendit teksa z. Manja po ben moral brenda mbledhjes mbi punen tone, se te tijen e kryen me dinjitet.

Prokurori ne krye te ligjeve nuk e evidentoi dot kolegen qe kishte vendosur fokusin mbi celularin e Baba Takut. Dhe beri gjueti shtrigash….”

Kthehu