Kryesore

May akuzon Rusinë për helmimin e ish-spiunit, paralajmëron hakmarrje

               Publikuar në : 09:34 - 13/03/18 S.N

Theresa May, kryeministre e Britanisë së Madhe, mbrëmë vuri gishtin mbi Vladimir Putinin, duke e akuzuar për sulmin me gazin nervor që ndodhi pak ditë më parë.

Kryeministrja tha se faktet tregojnë se pas sulmit të urdhëruar ndaj ish-agjentit Sergei Skripal, në Salisbury, fshihet Rusia.

Ajo e quajti sulmin një “akt të pamatur dhe të neveritshëm”,May tha se substanca e përdorur i përkiste “klasës ushtarake” dhe se agjentët e Moskës e kanë prodhuar.

May tha gjithashtu se qeveria britanike nuk e pranon një akt të tillë, për të “vrarë civilë të pafajshëm në tokën tonë”.

Ajo do të vendosë një sërë sanksionesh gjatë 24 orëve të ardhshme pas bisedimeve urgjente me NATO, Kombet e Bashkuara, BE dhe SHBA.

Kryeministrja do të zbulojë gjithashtu një paketë të fshehtë masash kundër Rusisë.

Kjo mund të përfshijë synimin e makinës së propagandës së Kremlinit. Burimet e Whitehall-it thanë dje se po përshpejtojnë programin e tyre sulmues kibernetik dhe mund të godasin objektivat me një efekt të veçantë.

Kuptohet që kjo mund të çojë në krijimin e një njësie të specializuar kibernetike në Mbretërinë e Bashkuar për të sulmuar rrjetet kompjuterike të Kremlinit që propagandojnë propagandën ruse dhe që përhapin informacione të rreme.

Pas takimit me Këshillit Kombëtar të Sigurisë, znj. May ngriti mundësinë e një hakmarrjes të rëndësishme, duke deklaruar se Britania e Madhe tashmë po konsultohet me NATO dhe aleatë të tjerë.

“Tani është e qartë se Z. Skripal dhe vajza e tij janë helmuar me një agjent nervash ushtarak të stilit rus”, tha zonja May.

“Kjo është pjesë e një grupi të agjentëve neurotoksikë të njohur si novichok”, ka përfunduar May. TIRANA TODAY

 http://www.dailymail.co.uk/news/article-5493155/Theresa-gives-Putin-midnight-deadline-brazen-spy-attack.html#i-6d9857cda7659f5c

Kthehu